Në ambientet e Universitetit të Prizrenit, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit në mes KREN-it dhe Universitetit të Prizrenit.
Në emër të KREN-it, Memorandumi u nënshkrua nga z. Atif Basani, koordinator për punë dhe fuqizim dixhital në KREN, ndërsa në emër të Universitetit të Prizrenit, Memorandumi u nënshkrua nga rektori i Universitetit, Prof.Asoc.Dr. Mentor Alishani.
Objektivat e këtij memorandumi fokusohen në disa aspekte. Së pari, përfshin pranimin dhe dorëzimin e projektit të instalimit të rrjetit Wi-Fi, i cili është i përkrahur nga komponenti Digital4Business i Qendrës për Transformim Dixhital të ITP-së dhe së dyti, memorandumi synon të përfshijë aneksin aktual të memorandumit të bashkëpunimit, duke shtuar pajisjet dhe shërbimet e reja që janë aktualisht në dispozicion për institucionin në fjalë.
Bashkëpunimi i vazhdueshëm midis KREN-it dhe Universitetit të Prizrenit synon të sjellë një vizion dhe një sistem të pasur platformash dhe zgjidhjesh produktiviteti, të bazuar në përvojën e vendeve të tjera të botës.
Share This Story, Choose Your Platform!
Recent posts
Rrjeti wi-fi për shkolla fillore dhe të mesme
Rrjeti wi-fi për shkolla fillore dhe të mesme Nga viti 2019, ...
Vizitë e KREN-it nga kryetari i bashkësisë së Shkodrës
Përgjatë vizitës në ITP, Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, z. Benet ...
New learning unit in the Network eAcademy – Version Control: GitHub
A new learning unit has been published in the GÉANT Network ...
Related posts
If you enjoyed reading this, then please explore our other articles below