Këtë javë ka ndodhur pranim-dorëzimi i pajisjeve të instalimit të rrjetit WiFi6 edhe në Fakultetin e Studimeve Islame. Realizimi i zgjerimit të rrjetit Wi-Fi dhe funksionalizimi i saj është kryer nga KREN, i financuar nga komponenti Digital4Business i Qendrës për Transformim Dixhital të ITP-së.
Në këtë fakultet interneti tani më është tërësisht funksional, duke ofruar mbulueshmëri prej 100%.

Njëherit, KREN ka nënshkruar edhe Shtojca 1, e Memorandumit të Bashkëpunimit (Memorandum), me fakultetin në fjalë, pasi KREN tashmë ka shtuar shërbimet e saja që ndërlidhen me përdorimin e shërbimeve dhe sigurinë. Tutje, ky Memorandum do të mundësojë më tej shkëmbimin e njohurive dhe përvojave në fushën e teknologjisë apo digjitalizimit dhe jo vetëm.

Në këtë takim, KREN është përfaqësuar nga Atif Basani, ndërsa Fakukteti i Studimeve Islame është përfaqësuar nga Dekani, Prof. asoc. dr. Islam Hasani, ky i fundit edhe nënshkrues i Memorandumit.

Dekani i fakultetit është shprehur i kënaqur për këto investime, duke falënderuar përfaqësuesit e KREN-it dhe Digital4Business të Qendrës për Transformim Dixhital të ITP-së, për mbështetjen që i kanë dhënë fakultetit në procesin e digjitalizimit.

Tutje nga menaxhmenti i fakultetit kanë shtuar se “KREN po e dëshmon edhe më tej rolin e saj karshi fakultetit të tyre apo në përgjithësi Institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovë.”

Share This Story, Choose Your Platform!

Recent posts