Jemi këtu për të ndarë me ju një informatë të rëndësishme në lidhje me sigurinë e rrjetit dhe faqet tuaja të internetit.
Ju njoftojmë se kemi arritur një marrëveshje të re të rëndësishme me GEANT dhe kompaninë lider në industrinë e sigurisë, Sectigo.
Përmes kësaj marrëveshjeje, të gjitha universitetet që janë pjesë e KREN-it do të përfitojnë nga shërbimi falas i certifikatave SSL për faqet e tyre të internetit.
Certifikatat SSL janë thelbësore për të siguruar komunikimin e sigurt në internet dhe t’i ofrojnë përdoruesve tuaj një përvojë të sigurt dhe të besueshme gjatë përdorimit të faqeve tuaja.
Ju ftojmë të përfitoni nga kjo mundësi e veçantë dhe të siguroni rrjetin dhe faqet tuaja të internetit me çertifikata SSL të besueshëm dhe falas.
Kjo është një hap i rëndësishëm për të forcuar sigurinë nëpër institucionet tuaja akademike dhe për të mbrojtur të dhënat dhe komunikimin tuaj në mënyrë efikase.
Nëse jeni IT menaxherë ose profesorë në universitete, ju inkurajojmë të kontaktoni stafin e KREN-it për të marrë më shumë detaje rreth kësaj oferte të veçantë.
Nëse keni pyetje shtesë ose kërkesa të veçanta, mos hezitoni të kontaktoni stafin e KREN-it, të cilët do të jenë të gatshëm për t’ju ndihmuar në çdo mënyrë të mundshme.

Share This Story, Choose Your Platform!

Recent posts