KREN ka aktivizuar lidhjen me eduroam në Universitetet Publike në Kosovë!
“Eduroam” (roaming arsimor) është shërbim i sigurt i aksesit në roaming në mbarë botën. Ky shërbim u zhvillua për komunitetin ndërkombëtar të kërkimit shkencor dhe arsimit.
”Eduroam” u mundëson studentëve, kërkuesve dhe stafit nga institucionet pjesëmarrëse të kenë lidhje interneti në të gjithë kampusin e tyre, si dhe kur vizitojnë institucione të tjera që ofrojnë lidhjen me “eduroam”, thjesht duke hapur laptopin e tyre.
“Eduroam” filloi në Evropë për të gjithë komunitetin e kërkimit dhe arsimit dhe tani është i disponueshëm në mbi 100 vende të botës.
“Eduroam” lejon çdo përdorues që është regjistruar pranë “eduroam” të ketë qasje në rrjetet e çdo institucioni të lidhur me “eduroam”.
Me “eduroam” të instaluar në laptop, celular ose pajisje tjetër, nuk ka nevojë të kërkoni llogari të veçanta ose të huazoni ID të njerëzve të tjerë – thjesht aktivizoni pajisjen tuaj dhe duhet të jeni në linjë. Fjalëkalimi juaj për identitetin tuaj online ju jepet nga institucioni ku jeni regjistruar në studime ose jeni i punësuar.
“Eduroam” është i disponueshëm në universitete, qendra kërkimore, akademi, shumë shkolla dhe institucione të tjera kërkimore dhe arsimore në më shumë se 100 territore anembanë botës.
Kudo që “eduroam” shfaqet në listën tuaj të rrjeteve Wi-Fi, mund të keni qasje automatike në internet, nëse jeni përdorues i shërbimit “Eduroam”.
Duke u lidhur me “eduroam”, ju u ofroni studiuesve, stafit dhe studentëve tuaj qasje në mijëra pika pjesëmarrëse në mbarë botën kur ata udhëtojnë në vendin tuaj ose në mbarë botën.
Share This Story, Choose Your Platform!
Recent posts
Rrjeti wi-fi për shkolla fillore dhe të mesme
Rrjeti wi-fi për shkolla fillore dhe të mesme Nga viti 2019, ...
Vizitë e KREN-it nga kryetari i bashkësisë së Shkodrës
Përgjatë vizitës në ITP, Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, z. Benet ...
New learning unit in the Network eAcademy – Version Control: GitHub
A new learning unit has been published in the GÉANT Network ...
Related posts
If you enjoyed reading this, then please explore our other articles below