Memorandumi i Mirëkuptimit i nënshkruar nga Gjimnazi “Gjon Buzuku” dhe KREN-i tregon për vazhdimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin e infrastrukturës teknologjike.
Ky Memorandumi u nënshkrua në ambientet e Gjimnazit nga zëvendës drejtori i gjimnazit, z. Mejdin Rrahmani dhe nga koordinatori për punë dhe fuqizim dixhital në KREN z. Atif Bashani. Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm për të përgatitur institucionin për sfidat e arsimit në kohën moderne.
Projekti i instalimit të rrjetit Wi-Fi ka për qëllim të rrisë kapacitetet teknologjike të gjimnazit. Duke përmirësuar qasjen në internet, ky projekt do të ndihmojë stafin dhe nxënësit të përdorin teknologjinë në mënyrë më efektive për mësimdhënie.
Realizimi i zgjerimit të rrjetit Wi-Fi është kryer përmes KREN-it, dhe financimi i këtij projekti është bërë nga komponenti Digital4Business i Qendrës për Transformim Dixhital të ITP-së.

Share This Story, Choose Your Platform!

Recent posts