KREN ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Në fillim rektori i Ushaf-it, Prof. Dr. Agron Bajraktari falënderoi KREN-in dhe komponentin Digital4Business të Qendrës për Transformim Dixhital të ITP-së për mbështetjen që i kanë dhënë universitetit në procesin e digjitalizimit dhe shprehu vlerësimin se sa i rëndësishëm ishte bashkëpunimi mes KREN dhe UShAF.
Rektori Bajraktari, theksoi rëndësinë e memorandumit në drejtim të bashkëpunimit afatgjatë ndërmjet UShAF-it dhe KREN-it, për të krijuar mundësi shtesë për studentët dhe stafin në përdorimin e shërbimeve të reja të KREN-it.
Aktivizimi i përdorimit të rrjetit të KREN-it me WiFi6 në kampusin e USHAF-it tani më është funksional tërësisht, duke ofruar mbulueshmëri 100%.
Ky Memorandum do të mundësojë shkëmbim të njohurive dhe përvojave në fushën e teknologjisë dhe digjitalizimit, si dhe do të hapë rrugë për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në arsimin dhe shkencën aplikative.
Share This Story, Choose Your Platform!
Recent posts
Rrjeti wi-fi për shkolla fillore dhe të mesme
Rrjeti wi-fi për shkolla fillore dhe të mesme Nga viti 2019, ...
Vizitë e KREN-it nga kryetari i bashkësisë së Shkodrës
Përgjatë vizitës në ITP, Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, z. Benet ...
New learning unit in the Network eAcademy – Version Control: GitHub
A new learning unit has been published in the GÉANT Network ...
Related posts
If you enjoyed reading this, then please explore our other articles below