eduGAIN Së shpejti

KREN Identity Federation u mundëson studentëve, stafit dhe hulumtuesve të kyçen në shërbime akademike dhe kërkimore me llogarinë e institucionit të tyre, në Kosovë dhe, përmes eduGAIN, në mbarë botën.

KREN Identity Federation (detajet)
Përmbledhje

KREN Identity Federation është federata e identitetit për arsimin dhe kërkimin në Kosovë, e operuar nga KREN-i si pjesë e komunitetit GÉANT. Institucionet anëtare përdorin Identity Provider-in e hostuar nga KREN-i, i cili i autentikon përdoruesit përmes Microsoft Entra ID, kështu që institucionet nuk kanë nevojë për infrastrukturë të veçantë identiteti.

Federata funksionon sipas Politikës së federatës dhe Deklaratës së praktikës së regjistrimit të metadata-s (MRPS), të miratuara më 2 nëntor 2026. KREN-i është kandidat në eduGAIN: kur të përfundojë anëtarësimi, përdoruesit e institucioneve anëtare do të qasen në shërbimet e federatave të hulumtimit dhe arsimit në mbarë botën. Kushtet e anëtarësimit, anëtarët, metadata dhe dokumentet publikohen në md.kren-ks.eu.

Çka përfitoni

Veçoritë kryesore

eduGAIN

Një llogari e institucionit për shërbimet akademike të federatave në mbarë botën.

Identity Provider i hostuar

KREN-i e hoston IdP-në, përdoruesit kyçen me Microsoft Entra ID.

Siguria sipas Sirtfi

Incidentet e sigurisë trajtohen me prioritet sipas kornizës Sirtfi.

Metadata e nënshkruar

Feed-et e nënshkruara të metadata-s, certifikata e nënshkrimit dhe fingerprint-et në md.kren-ks.eu.

Keni nevojë për ndihmë me eduGAIN?

Na tregoni çka ju duhet dhe ekipi ynë do t’ju kthejë përgjigje, zakonisht brenda një dite pune.

Portali i mbështetjes