KREN AI API

Qasje programore në modelet e mëdha gjuhësore open source të hostuara te KREN-i, për zhvillues, hulumtues dhe aplikacione të institucioneve.

Hap ai.kren-ks.eu
Përmbledhje

ai.kren-ks.eu u jep aplikacioneve qasje në të njëjtat modele të mëdha gjuhësore, lokale dhe open source, që përdor KREN AI Chat. Hulumtuesit dhe zhvilluesit mund t’i përdorin në projektet, mjetet dhe shërbimet e tyre pa ua dërguar të dhënat ofruesve komercialë të AI-së.

Portali mbrohet me Login with KREN, ndërsa çdo kërkesë në API autentikohet me çelës API. Modelet punojnë në infrastrukturën e vetë KREN-it.

Çka përfitoni

Veçoritë kryesore

API për aplikacionet tuaja

Lidhni skriptet, mjetet hulumtuese dhe platformat e institucionit me modelet.

LLM open source

Të njëjtat modele të hostuara lokalisht si në KREN AI Chat.

Të dhënat mbeten te KREN-i

Kërkesat përpunohen në serverët e KREN-it.

Qasje e sigurt

Login with KREN për portalin dhe çelës API për çdo kërkesë.

Keni nevojë për ndihmë me KREN AI API?

Na tregoni çka ju duhet dhe ekipi ynë do t’ju kthejë përgjigje, zakonisht brenda një dite pune.

Portali i mbështetjes