Rrjeti wi-fi për shkolla fillore dhe të mesme
Nga viti 2019, në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë është duke u implementuar Projekti për Ekonominë Dixhitale të Kosovës (KODE), i mbështetur nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), administruar nga Banka Botërore. Pjesë e aktiviteteve ka qenë edhe themelimi i Rrjetit Kosovar për Hulumtim dhe Edukim të Kosovës (KREN). Të gjitha aktivitetet, investimet, infrastruktura komunikuese harduerike dhe softuerike e KREN-it i janë kushtuar nevojave të Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL), përfshirë ato publike dhe private.
Ndër arritjet e deritanishme është infrastruktura komunikuese e krijuar me sukses përmes së cilës të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë, publike dhe private, janë të lidhura përmes rrjetit të dedikuar me kapacitet të mjaftueshëm dhe të zgjerueshëm sipas kërkesave dhe nevojave në teren.
Ministria e Ekonomisë përmes projektit KODE/KREN, vazhdon realizimin e misionit të tyre me aktivitetet tjera për të forcuar dixhitalizimin në institucionet arsimore dhe kërkimore.
Është duke u zhvilluar faza fillestare e këtij projekti (Janar 2023 – Maj 2024), ku synon te zgjeroj rrjetin KREN dhe të instalojë rrjetin Wi-Fi në 200 shkolla që kanë pasur prioritetin më të lartë. Përzgjedhja e këtyre shkollave është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me departamentet komunale për arsim.
Synimi përfundimtar është që shkollat e përzgjedhura të kenë rrjetin komunikues me kapacitet të dedikuar për lidhje të internetit dhe të ofrojnë mbulim të plotë wi-fi në klasat mësimore dhe zona të tjera arsimore. Menaxhimi i të gjitha pajisjeve të rrjetit të secilës shkollë do të realizohet nga Qendra Operative e Rrjetit KREN.
Pas përfundimit të fazës së parë me 200 shkolla, do të vazhdojë zgjerimi i rrjetit me shkolla tjera, me synimin kryesor që të ofrohet mbulimi i plotë i të gjitha shkollave në Kosovë me infrastrukturë moderne.
Në vazhdim gjeni hartën interaktive dhe analizën që përmban informacione të sakta për numrin e nxënësve, mësuesve dhe klasave për secilën shkollë.
Share This Story, Choose Your Platform!
Recent posts
Rrjeti wi-fi për shkolla fillore dhe të mesme
Rrjeti wi-fi për shkolla fillore dhe të mesme Nga viti 2019, ...
Vizitë e KREN-it nga kryetari i bashkësisë së Shkodrës
Përgjatë vizitës në ITP, Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, z. Benet ...
New learning unit in the Network eAcademy – Version Control: GitHub
A new learning unit has been published in the GÉANT Network ...
Related posts
If you enjoyed reading this, then please explore our other articles below