Gjatë kësaj jave, SHFMU ”Dy Dëshmoret” në Piranë u vizitua nga zëvendësministri i Ministria e Ekonomisë, z. Getoar Mjeku, drejtori i projektit KODE, z. Agim Kukaj, dhe përfaqësues të Rrjetit Kosovar për Hulumtim dhe Edukim (KREN).
Kjo shkollë është një ndër shkollat e para fillore ku është aktivizuar rrjeti KREN, një mision i Ministrisë së Ekonomisë për dixhitalizimin e institucioneve arsimore dhe hulumtuese në Kosovë.
Drejtori i shkollës z. Besnik Tarjani, ka shprehur mirënjohje ndaj Ministrisë së Ekonomisë per investimin në infrastrukturën teknologjike të shkollës. Ai theksoi se përmes rrjetit KREN, shkolla tani ka një mbulim të plotë me Wi-Fi të teknologjisë së fundit Wi-Fi 6 në të gjitha klasat mësimore dhe ambientet tjera shkollore.
Ky investim është bërë edhe me shkollat tjera në komuna të ndryshme me qëllim që të ofrohet një infrastrukturë moderne telekomunikuese në të gjitha shkollat në vend.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe dixhitalizimit të proceseve mësimore në Kosovë.

Share This Story, Choose Your Platform!

Recent posts