Me trajnerët tanë nga KREN-i, kemi realizuar serinë e dytë të programit të trajnimeve ‘Bazat e Mësimit Online’ për krijimin e përmbajtjes digjitale, me gjithsej 15 sesione, me kohëzgjatje prej katër javësh.
Në këtë seri trajnimesh, KREN ka trajnuar përfaqësues nga DKA-të komunale, përkatësisht shkollat fillore dhe të mesme, Qendrat e Kompetencës dhe Qendrat e Aftësimit Profesional. Të trajnuarit do të çertifikohen si Instructional Designers / Instuktor të Dizajnit Mësimor dhe të njëjtit pritet të shërbejnë si pikë kontakti të KREN-it në koordinim me institucionet prej nga ata vijnë, për shtrirjen e KREN MOODLE në institucionet arsimore në vend.
Trajnimet janë zhvilluar duke zbatuar programin Bazat e Mësimit Online, i cili program paraprakisht është hartuar me mbështetjen e programit Digital4Business, i financuar nga BE-ja përmes GIZ-it dhe i lehtësuar nga KCDE.

Share This Story, Choose Your Platform!

Recent posts