Edhe një SUKSES i arritur nga KREN!
Rrjeti KREN, ne kuadër të misionit të Ministrisë së Ekonomisë përmes Projektit për Ekonomi Digjitale të Kosovës, (KODE) ka lansuar lidhjen e shkollës së 100-të me infrastrukturë moderne telekomunikuese e dedikuar për qëllime arsimore.
Kjo infrastrukturë ofron mbulueshmëri të rrjetit në të gjithë objektin e shkollës, duke synuar që nxënësit dhe mësimdhënësit te kenë qasje në njohuri, studime shkencore dhe mundësi bashkëpunimi ne shkolla dhe universitete te tjera, si dhe në laboratore virtuale për zhvillimin e shkathtësive të tyre.
Ne ngjarjen e lidhjes së 100 shkollave me internet, e njohur si ’Shkolla e 100-të’, në Shkollën Profesionale në Shtime morën pjesë Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, përfaqësuesja e Bankës Botërore Elene Imnadze dhe përfaqësues të tjerë nga Banka Botërore që kanë mbështetur këtë proces, si dhe përfaqësues tjerë nga sektori publik dhe sektori privat.
Digjitalizimi i shkollave përfshinë modernizimin e infrastrukturës telekomunikuese në institucionet arsimore, lidhjen në Internet Brezgjerë dhe Rrjet të Brendshëm (LAN-WiFi) dhe lidhje të drejtpërdrejtë me Qendrën e të Dhënave të KREN-it për shërbime të avancuara.

Share This Story, Choose Your Platform!

Recent posts