Më 31 gusht, në ambientet e Rrjetit për Hulumtim dhe Edukim të Kosovës (KREN) në Prizren, u zhvillua takimi në mes të Ministrisë së Ekonomisë dhe Drejtorit Ekzekutiv të Bankës Botërore (BB), z. Hayrettin Demircan.
Z. Demircan, i cili njëherazi perfaqëson Kosovën në Bordin e BB, së bashku me këshilltarët e tij z. Salih Ercan dhe z. Hajdar Korbi dhe stafin lokal të BB, znj. Lindita Lepaja dhe z. Besart Myderrizi u njoftuan mbi infrastrukturën dixhitale të krijuar në kuadër të KREN, shërbimet që po ju ofrohen komunitetit për hulumtim dhe edukim si dhe planet e ardhshme.
Veçmas për KREN, z. Agim Kukaj, drejtor i Projektit KODE, i njoftoi për të arrituat dhe sfidat e Projektit KODE dhe planet e Ministrisë së Ekonomisë të derivuar nga Axhenda Dixhitale 2030.
Z. Demircan, gjatë vizitës së tij theksoi që “pavarësisht se Kosova është një vend i vogël me mundësi jo shumë të mëdha, unë po e shoh nje punë të madhe, progres në projektin tuaj dhe motivim të fortë nga stafi juaj.”
Share This Story, Choose Your Platform!
Recent posts
Mundësi punësimi në KREN!
Pozita: Administrator/e i/e Sistemeve të TI-së. Afati i fundit për aplikim: ...
Sesion informues për KREN
KREN-i mbajti sesion informues për përdorimin e platformave të mësimit online.Rrjeti ...
Universiteti ‘’Isa Boletini’’, Mitrovicë
Instalimi i pajisjeve të nevojshme të rrjetit (ang. Wi-Fi access point, switch, ...
Related posts
If you enjoyed reading this, then please explore our other articles below