🌟 Ishte kënaqësi të pritnim në KREN një delegacion të lartë qeveritar, i përbërë nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz, Ministrin Faton Peci, deputetët Haxhi Avdyli dhe Jeta Statovci, Zv. Ministrat Blerim Gashani dhe Arsim Berisha.
📚 Në vizitën e tyre, kemi pasur rastin të ndajmë informata mbi aktivitetet e suksesshme të KREN-it, duke përfshirë lidhjet me internet për të gjitha IAL-ve dhe arritjen e mbulueshmërisë në 100 shkolla me teknologjinë WI-FI 6. Po ashtu, u diskutuan edhe aktivitetet e ardhshme që do të vazhdojnë të ndikojnë pozitivisht në arsimin dhe hulumtimin në vend.
💻 Gjatë prezantimit, u theksua edhe roli dhe shërbimet që ofron KREN si qendër e të dhënave, duke përfshirë më shumë se 70 platforma aktive në të cilat përdoren nga universitetet, kolegjet dhe hulumtuesit e ndryshëm. Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë drejt avancimit të arsimit në Kosovë.
🙌 Faleminderit për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme! Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme më të ndritshme për arsimin dhe hulumtimin në Kosovë!

Share This Story, Choose Your Platform!

Recent posts