Kemi mbajtur ceremoninë e ndarjes së certifikatave për 16 certifikues të programit Bazat e Mësimit Online. 🎉
Pjesëmarrësit në këto📚 trajnime paraprakisht kanë ndjekur mësimet dhe kanë përfunduar detyrat në KREN MOODLE LMS dhe tashmë i kemi certifikuar duke marrë titullin Instruktor/e të Dizajnit Mësimor /Instructional Designer.
KREN, duke trajnuar🧑‍🏫 mësues të profileve të ndryshme për krijimin e përmbajtjeve digjitale, që vijnë nga 🏫shkollat fillore dhe të mesme dhe shkolla të tjera profesionale në vend, e sheh zhvillimin dhe zbatimin e këtij programi si një përgjigje pozitive për epokën e digjitalizimit në arsim.
✨Poashtu, në këtë ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të GIZ-it, të cilët u shprehën të kënaqur me të arriturat e KREN-it me këtë program trajnimi, për cka edhe programi në fjalë u mbështet financiarisht nga Bashkimi Evropian 🇪🇺 dhe Ministria Federale Gjermane 🇩🇪 për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, dhe zbatohet në kuadër të Qendrës për Transformimin Dixhital në ITP si dhe u lehtësua nga KCDE.

Share This Story, Choose Your Platform!

Recent posts