Qendra e ndihmës
Si mund t’ju ndihmojmë?
Përgjigje për pyetjet më të shpeshta rreth eduroam, Microsoft 365 dhe shërbimeve të tjera të KREN-it, ose hapni një kërkesë për mbështetje në disa hapa të udhëzuar.
eduroam
Si i marr emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin eduroam?
E krijoni vetë, pa pasur nevojë për tiketë. Hapni eduroam.kren-ks.eu, zgjidhni Menaxho llogarinë dhe kyçuni me emailin zyrtar institucional përmes Microsoft ose Google. Platforma e verifikon automatikisht institucionin tuaj; pastaj vendosni fjalëkalimin eduroam. E keni harruar? Bëni të njëjtën gjë dhe vendosni një të ri.
Kam llogari eduroam, por nuk mund të lidhem.
Shkruani gjithmonë identitetin në formatin e plotë, p.sh. perdoruesi@institucioni. Konfiguroni pajisjen me aplikacionin zyrtar geteduroam në vend se të lidheni manualisht. Nëse ende nuk funksionon, hapni chat-in e mbështetjes dhe zgjidhni eduroam → Kam llogari, por nuk mund të lidhem.
Microsoft 365
Si kyçem në Microsoft 365?
Shkoni te portal.office.com. Studentët dhe stafi i universiteteve publike (përveç Universitetit të Prishtinës) kyçen me emailin e universitetit dhe të njëjtin fjalëkalim që e përdorin në Google (Gmail / Google Workspace). Përdoruesit e Universitetit të Prishtinës kyçen me llogarinë institucionale Microsoft.
Microsoft 365 më thotë që nuk kam licencë.
Hapni një kërkesë në chat (Microsoft 365 → Mungon licenca). Do t’ju duhet emaili zyrtar i universitetit dhe ID-ja e studentit ose e stafit, që ta verifikojmë identitetin tuaj.
E ndërrova ose e humba telefonin dhe MFA / Authenticator nuk funksionon më.
Hapni një kërkesë në chat (Microsoft 365 → MFA / Authenticator) me emailin zyrtar të universitetit dhe ID-në e studentit ose të stafit. Pas verifikimit ua rivendosim MFA-në, që ta regjistroni telefonin e ri.
E kam harruar fjalëkalimin e Microsoft 365.
Nëse universiteti juaj përdor kyçjen me Google, rivendoseni fjalëkalimin e llogarisë suaj universitare në Google. Përndryshe hapni një kërkesë në chat (Microsoft 365 → Rivendosja e fjalëkalimit) me emailin zyrtar dhe ID-në.
Shërbime të tjera
Kush mund ta përdorë laboratorin e printimit 3D?
Laboratori në ITP Prizren është në dispozicion vetëm për institucionet e arsimit të lartë (IAL) në Kosovë. Kërkesat i dërgon institucioni përmes mbështetjes së KREN-it.
Ku gjendet platforma mësimore e KREN-it (Moodle)?
KREN LMS gjendet në edu.kren-ks.eu. Për probleme me qasjen hapni chat-in e mbështetjes dhe zgjidhni Moodle / LMS.
Si e hap KREN Mail?
Tiketat
Si ta përcjell kërkesën time për mbështetje?
Pasi ta dërgoni kërkesën përmes chat-it, merrni një email me numrin e tiketës. Tiketat mund t’i krijoni dhe t’i përcillni edhe në portalin e mbështetjes ose shkruani në [email protected].
Asnjë përgjigje nuk përputhet me kërkimin tuaj. .
Nuk e gjetët përgjigjen?
Na tregoni çka ju duhet dhe ekipi ynë do t’ju kthejë përgjigje, zakonisht brenda një dite pune.
