Microsoft 365 dhe licencat

Aplikacionet dhe shërbimet e Microsoft 365 për studentët dhe stafin e universiteteve publike të Kosovës.

Kyçu në Microsoft 365
Përmbledhje

Në emër të KREN-it, Ministria e Ekonomisë nënshkroi marrëveshjen Microsoft Enrollment for Education Solutions (EES) në tetor 2023. Marrëveshja është në fuqi që nga janari 2024 dhe i mbulon shumicën e studentëve dhe një numër profesorësh në universitetet publike.

Përmes përfitimeve të EES për studentë, rreth 40 000 studentë kanë qasje në softuerët dhe shërbimet e Microsoft-it, përfshirë aplikacionet e Office, OneDrive dhe Teams.

Licencat Microsoft 365 A3 for Education aktualisht u ofrohen universiteteve publike. Të gjitha universitetet publike i përdorin përmes një tenant-i të vetëm Azure të KREN-it, gjë që mundëson optimizim, monitorim dhe mbështetje qendrore për përdoruesit.

Çka përfitoni

Veçoritë kryesore

Aplikacionet e Office

Word, Excel, PowerPoint e të tjera, në ueb dhe si aplikacione për kompjuter.

Microsoft Teams

Mësim online, takime, chat dhe bashkëpunim për lëndë dhe departamente.

Hapësirë në cloud me OneDrive

Ruani, ndani dhe redaktoni bashkërisht skedarë në mënyrë të sigurt nga çdo pajisje.

Email institucional

Email dhe kalendar profesional për studentët dhe stafin.

Keni nevojë për ndihmë me Microsoft 365 dhe licencat?

Na tregoni çka ju duhet dhe ekipi ynë do t’ju kthejë përgjigje, zakonisht brenda një dite pune.

Portali i mbështetjes