Projektet

Projektet me KREN-in

Projekte që KREN-i i menaxhon, i hoston ose i mbështet me rrjetin, infrastrukturën, hapësirën dhe ekspertizën e vet, së bashku me universitete dhe institucione në Kosovë dhe në Evropë.

Që nga 2025

Qendra Kombëtare e Kompetencës për HPC dhe AI

Qendra kombëtare e kompetencës për llogaritje me performancë të lartë (HPC), inteligjencë artificiale dhe analizë të të dhënave, e themeluar bashkërisht nga Universiteti i Prishtinës dhe KREN-i përmes projektit EuroCC 3, të fituar në dhjetor 2025. Ajo i ndihmon hulumtuesit, ndërmarrjet e vogla e të mesme dhe institucionet publike të kenë qasje në resurset kombëtare dhe evropiane të HPC-së.

Vizito hpc.kren-ks.eu
Që nga 2021

Qendra për Ekselencë Digjitale (QED)

Projekti QED në ITP Prizren, me printera 3D dhe skaner 3D që institucionet e arsimit të lartë në Kosovë i përdorin për prototipe, hulumtim dhe mësimdhënie.

Rreth laboratorit

Rrjeti privat 5G në ITP Prizren

Rrjet privat 5G Standalone që mbulon tërë kampusin e ITP Prizren, projekt i Departamentit të TIK-ut në MDAP, i hostuar dhe i menaxhuar nga KREN-i, ku studentët, hulumtuesit dhe kompanitë mund të testojnë aplikacione 5G dhe IoT.

Rreth rrjetit

Laboratori RF

Laborator i radiofrekuencave i Departamentit të TIK-ut në MDAP, në ITP Prizren, i menaxhuar nga KREN-i, ku studentët dhe hulumtuesit mësojnë, matin dhe eksperimentojnë me teknologjitë pa tel dhe radio.

Rreth laboratorit

Keni ndonjë ide projekti për komunitetin arsimor?

Na tregoni çka ju duhet dhe ekipi ynë do t’ju kthejë përgjigje, zakonisht brenda një dite pune.

Portali i mbështetjes