Rreth KREN-it

Rrjeti Kosovar për Hulumtim dhe Edukim

KREN-i e udhëheq transformimin digjital të komunitetit të hulumtimit dhe arsimit në Kosovë, duke ndërtuar infrastrukturë dhe shërbime të avancuara për çdo shkollë, universitet dhe institucion hulumtues.

Kampuse universitare të lidhura
31
Shkolla të lidhura
243
Përdorues unikë (12 muajt e fundit)
150k+
Lokacione eduroam në 31 qytete
266
Adresa IP publike të ndara
432
Trafiku i internetit (12 muajt e fundit)
1.5 PB
Kush jemi

Një bazë e përbashkët digjitale për arsimin

Themelimi i KREN-it nisi në vitin 2019 përmes projektit Ekonomia Digjitale e Kosovës (KODE), i mbështetur nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) dhe i zbatuar në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë. Sot KREN-i funksionon në kuadër të Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike (MDAP).

Të gjitha aktivitetet, investimet, pajisjet, softuerët dhe infrastruktura komunikuese e KREN-it janë të dedikuara për nevojat e arsimit, të institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë, dhe që nga janari 2023 edhe të rreth 250 shkollave fillore dhe të mesme që i janë bashkuar komunitetit dhe infrastrukturës së KREN-it.

Meqë komuniteti arsimor i Kosovës është kompakt, KREN-i mund të veprojë njëkohësisht si ofrues shërbimesh dhe si ofrues identiteti: ai u ofron shërbime drejtpërdrejt anëtarëve dhe shërben si pikë e vetme për licenca dhe mjete digjitale.

Çka bëjmë

Tri objektiva pas gjithçkaje që ndërtojmë

01

Infrastrukturë e avancuar komunikuese

Një rrjet i unifikuar i ndërtuar vetëm për arsimin, i ndarë nga rrjetet komerciale dhe i dizajnuar për sigurinë, përshtatjen dhe shkallëzueshmërinë që i nevojiten akademisë. Rrjeti dhe qendra e të dhënave e KREN-it janë plotësisht funksionale që nga janari 2022.

02

Platforma dhe softuer si shërbim

Platforma të përbashkëta që u mundësojnë institucioneve të bashkëpunojnë, të ndajnë informacione dhe të menaxhojnë projekte. Prokurimi qendror i ul kostot, ndërsa KREN-i ofron mbështetje profesionale për instalimin dhe konfigurimin e shërbimeve të reja.

03

Bashkëpunimi në komunitet

Një ekosistem arsimor i ndërlidhur: komunikim dhe koordinim më i mirë mes shkollave, universiteteve dhe qendrave hulumtuese, burime të përbashkëta dhe projekte të përbashkëta të financuara nga burime vendore dhe ndërkombëtare.

Dëshironi të bashkëpunoni me KREN-in?

Na tregoni çka ju duhet dhe ekipi ynë do t’ju kthejë përgjigje, zakonisht brenda një dite pune.

Portali i mbështetjes