Të lëvizësh nga trajnimet e mbajtura në klasë në formatin E-Mësimi, nuk është një vendim që merret lehtë, për këtë duhen ekspertë për të trajtuar procesin e “Learning Management System” (LMS).
Moodle është një shërbim i mirë, ku mund të mbështetemi për të konvertuar trajnimin tonë nga klasa në një format dixhital, prandaj GIZ dhe KREN kanë angazhuar kompaninë konsulente nga Austria, Common Sense dhe Co., të diskutojnë dhe konceptualizojnë strategjinë e E-Mësimi, trajnime për trajnerët lidhur me resurset që kërkohen, instalimet, platformat online LMS, etj., për të cilat Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL), dhe bashkëpunëtorët tjerë kanë nevojë, kështu edhe duke e ngritur bashkëpunimin me KREN.
Si përfundim i aktiviteve face-to-face, por jo përfundimi i strategjisë, punëtoria e mbajtur sot ka për qëllim konceptualizimin e strategjisë E-Mësimi.
Punëtoria po ndodh si rrjedhojë e punës disa-javore në mes të KREN, GIZ, Common Sense, ku kësaj i kanë paraprirë shumë intervista dhe diskutime me bashkëpuntorë.
Pjesëmarrës në këtë punëtori vijnë nga IAL-të, si publike dhe private, dhe poashtu përfaqësues nga sektori privat dhe OJQ-të.