Sot me datën 20 Shtator në ambientet e KREN-it u zhvillua takimi në mes të Ministrisë së Ekonomisë/Njësisë implementuese të Projektit KODE Projekt, Delegacionit të Komisionit Evropian, dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit.
Përfaqësuesit e Komisionit Evropian së bashku me Ministrinë e Arsimit vizituan infrastrukturën e krijuar në kuadër të KREN-it, si Qendrën e të Dhënave dhe Qendrën për Ekselencë Dixhitale.
Aty u njoftuan për së afërmi për rrugëtimet, sfidat dhe synimet e Projektit KODE, nga koordinatorja e projektit KODE, Fjolla Restelica Ahmeti.
Pjesëmarrës nga Ministria e Arsimit ishin: zëvendësministrja e arsimit Edona Maloku Berdyna, bashkë me përfaqësuesit tjerë, Qamile Sinanaj, Shpresa Mehmeti dhe Gerta Ymeri.
Nga Komisioni Evropian ishin: Përfaqësuesja e Asociacionit Europe Horizone të drejtorisë së përgjithshme të Komisionit Evropian për kërkim dhe inovacion Ruta Zarnauskaite, ekspert i lartë i drejtorisë gjenerale për kërkime dhe inovacion, Bernhard Fabianek, nga zyra e BE-së së Kosovës Flamur Januzi, dhe Simon Floeth kryesuesi i qendrës për transformim dixhital në ITP.
Në fund znj. Ruta Zarnauskaite përgëzoi ekipin e KREN-it për punën e bërë deri më tani, dhe për benefitet që KREN-i iu afron institucioneve të arsimit të lartë.