Një grup studentësh nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj kanë bërë një vizitë studimore në ambientet e KREN-it. Qëllimi i vizitës ishte njohja me projektet dhe shërbimet që KREN zhvillon dhe ofron për komunitetin e arsimit, si dhe marrja e njohurive praktike rreth aplikimit të teknologjisë 3D në dizajn dhe prodhim.
Pjesë e rëndësishme e vizitës ishte edhe punëtoria praktike që u zhvillua në qendrën e ekselencës dixhitale të KREN-it, ku studentët patën mundësinë të përdorin printeret 3D dhe skanerë 3D për të krijuar modele të ndryshme.