Përfaqësuesit e KREN, KODE Project dhe nga Ministria e Arsimit të Kosovës, me ftesë nga Ministria e Arsimit të Kroacisë, po qëndrojnë në Zagreb për një vizitë studimore disa ditore atje, respektivisht në CARNET (NREN i Kroacisë), dhe organizatën SRCE. Kjo si rezultat thellimit të bashkëpunimit në mes të dy entiteteve.
CARNET ka shkëmbyer eksperiencat e saja, duke e njoftuar KREN-in për së afërmi lidhur me shërbimet që ofron tash e sa kohë në Kroaci, duke filluar me infrastrukturë moderne hardverike dhe platformat online LMS, ku tashmë po i mbulon jo vetëm Institucionet e Arsimit të Lartë por edhe shkollat fillore dhe ato të mesme, si dhe është shtrirë edhe në disa nga ministritë dhe agjencitë e shtetit, institutet shkencore, dhe konviktet. – Prandaj, kjo është rruga që edhe KREN ka zgjedhur ta ndjek.
KREN e falenderon shumë Ministrinë e Arsimit e pëfaqësuar nga Prof. PhD Radovan Fuchs, dhe CARNET i përfaqësuar nga Goran Skvarc të Kroacisë, dhe bashkëpuntoret tjerë për mirëpritjen e ngrohtë dhe vizitën studimore shumë të dobishme.
Kjo vizitë studimore është mundësuar me mbështetjen e GIZ në Kosovë.
Share This Story, Choose Your Platform!
Recent posts
Mundësi punësimi në KREN!
Pozita: Administrator/e i/e Sistemeve të TI-së. Afati i fundit për aplikim: ...
Sesion informues për KREN
KREN-i mbajti sesion informues për përdorimin e platformave të mësimit online.Rrjeti ...
Universiteti ‘’Isa Boletini’’, Mitrovicë
Instalimi i pajisjeve të nevojshme të rrjetit (ang. Wi-Fi access point, switch, ...
Related posts
If you enjoyed reading this, then please explore our other articles below