KREN priti në një takim përfaqësuesit e lartë të Universitetit të Prishtinës – ‘’Hasan Prishtina’’ (UP). Takimi ishte produktiv dhe me qëllim të qartë në interes të komunitetit të edukimit të UP-së. Takimi është përcjellur me diskutime që legjitimuan planifikimet e shumta në mes të dy palëve.
Në takim morën pjesë Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Qerim Qerimi, Pro-Rektori për Kërkime, Projekte, Inovacion dhe Informacion, Prof. Dr. Sefer Avdiaj, dhe zyrtari kryesor për Teknologji Informative, z. Qazim Tahiri.
Qëllimi i këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet KREN-it dhe UP-së, respektivisht për koordinim të më tejshëm në mes të dy palëve për shfrytëzimin e shërbimeve dhe infrastrukturës së KREN-it, paralelisht me rolet dhe përgjegjësitë legale të dy entiteteve.
Një tjetër pikë shumë e rëndësishme e diskutimit ishte propozimi i KREN-it, për bashkëpunim në organizimin e një konference që i përgjigjet nevojave të komunitetit të edukimit në nivel vendi, duke targetuar temat e epokës së dixhitalizimit në arsim si dhe trendët e saj.
Koordinatorja e projektit KODE, znj. Fjolla Restelica Ahmeti së bashku me koordinatorin e KREN-it, z. Atif Bashani, kanë falënderuar rektorin Qerimi dhe kolegët e tij për vizitën në KREN dhe rritjen e bashkëpunimit.
Të dy njëherësh prezantuan KREN-in, prej themelimit të tij dhe deri më tani, lidhur me progresin e KREN-it dhe planifikimet për të ardhmen, duke theksuar që studentët dhe hulumtuesit e UP-së do të kenë qasje në laboratorë virtuale🔬, softuere💻, trajnime të avancuara👨‍💻, e projekte të përbashkëta kërkimore me kolegët nga e gjithë Evropa përmes komunitetit pan-europiane GÉANT🌐, ku në vazhdimësi do të ofrohen edhe shërbime të tjera.
Ky takim u përmbyllur me sukses dhe ka ndodhur dje në ambientet e KREN-it, duke e forcuar bashkëpunimin KREN 🤝 Universiteti i Prishtinës.

Share This Story, Choose Your Platform!

Recent posts