KREN-i mbajti sesion informues për përdorimin e platformave të mësimit online.

Rrjeti Kosovar për Hulumtim dhe Edukim (KREN) ka mbajtur të enjten një sesion informues në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), në lidhje me përdorimin e platformave të mësimit online. Sesioni është ndarë në dy pjesë, fillimisht me stafin akademik dhe mandej me studentët, të cilët kanë pasur rastin të mësojnë më shumë në lidhje me disa nga platformat më të përdorura sa i përket mësimit online.

UIBM tashmë ka krijuar kushtet e nevojshme edhe për mësimin online dhe si rrjedhojë stafi akademik dhe studentët mund të mbajnë edhe mësim të kombinuar. Kjo ka qenë një praktikë që ka filluar në kohën e pandemisë me Covid-19 dhe që është përshtatur krahas rrethanave.