Dorëzimi i dhurimit të pajisjeve nga përfaqësuesi i zyrës së 🇪🇺 BE-së, dhe përfaqësuesit e zyrës gjermane në KREN është një sukses i madh dhe shumë i nevojshëm për të gjithë.
Dhurimi i këtyre pajisjeve do të mundësoj zgjerimin e rrjetit KREN si një mënyre e shkëlqyer për universitetet publike dhe disa shkolla të mesme, ku studentët dhe nxënësit do të kenë një mënyrë të lehtë, të besueshëm për t’u çasur në internet, dhe shpejtësi më të shpejtë në një lidhje më të besueshme për të gjitha nevojat e tyre.
Së fundi, KREN është shumë mirënjohës dhe falënderues për ketë donacion të ofruar përmes komponentit Digital4Business i Qendrës për Transformim Dixhital të ITP-së, ku do të ketë një ndikim të madh në përpjektet tona për sukseset e mëtejshme.
Duhet theksuar që komponenti Digital4Business financohet bashkërisht nga 🇪🇺Bashkimi Evropian (BE) dhe 🇩🇪 Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ).
Ju faleminderit përsëri që qëndruat me ne për ketë kontribut.