Qëllimi i kësaj konference ishte ngritja dhe zhvillimi i komunitetit të hulumtimit dhe edukimit në Kosovë. Sesionet e përzgjedhura gjatë kësaj konference theksuan rëndësinë e KREN-it në transformim digjital të edukimit në vend, trendet e fundit të teknologjisë së avancuar në edukim, menaxhimi dhe zbatimi i E-mësimit, mënyrën se si mësimdhënia mund të bëhet më atraktive dhe së fundi si do të lehtësohej tranzicioni nga studimet për në treg të punës, përmes përvojës së fituar gjatë studimeve me përdorimin e veglave dixhitale.
Te pranishëm ishin Ministrja e Ekonomisë znj. Artane Rizvanolli e cila bëri hapjen zyrtare të konferencës ku përmendi qëllimet kryesore të kësaj konference, shërbimet e KREN-it për komunitetin e saj dhe bashkëpunimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit për sigurimin e qasjes në internet brez gjerë, dhe instalimin e rrjeteve të brendshme për shkollat e mesme dhe fillore në Kosovë, si dhe ndërlidhjen e secilës prej tyre në KREN.
Share This Story, Choose Your Platform!
Recent posts
Rrjeti wi-fi për shkolla fillore dhe të mesme
Rrjeti wi-fi për shkolla fillore dhe të mesme Nga viti 2019, ...
Vizitë e KREN-it nga kryetari i bashkësisë së Shkodrës
Përgjatë vizitës në ITP, Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, z. Benet ...
New learning unit in the Network eAcademy – Version Control: GitHub
A new learning unit has been published in the GÉANT Network ...
Related posts
If you enjoyed reading this, then please explore our other articles below